Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Nëse PD-ja vjen në pushtet reforma në drejtësi do ndryshojë, kush ka fjetur mbi dosjet e krimit do shkojë te kriminelët


Nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet parlamentare të 11 Majit dhe do të vijë në pushtet, reforma në drejtësi do të ndryshojë.

Berisha bëri me dije se do të thërrasë Komisionin e Venecias dhe do të skanohet puna e prokurorëve të SPAK, që sipas tij, nëse rezultojnë se kanë bashkëpunuar me krimin, do të largohen nga detyra.

“Secili prej tyre që ka fjetur mbi dosjet e krimit do shkojë te kriminelët. Do ndryshojë drejtësia. Nuk mundet të më imponojë kush të mbaj kriminelë në detyrë. Do marr Komisionin e Venecias, do vemë dosjet përpara, sepse këta zotërinjtë në vend se të kërkojnë ndihmën e publikut…unë kërkova komisionin e të vërtetës, kurse këta i shpallin sekret shtetëror lidhjet e krimit me politikën”-tha Berisha në Opinion.