Vendosni fjalën kyçe....

“Beteja në bulevard o e ndryshon Shqipërinë, o shqiptarët të kërkojnë atdhe tjetër se ky s’është më i yni” – Tare


“Beteja që po bëhet në bulevard ose do ndryshojë Shqipërinë ose në 50 vitet e ardhshme i gjithë vendi do qeveriset nga pak duar dhe shqiptarët duhet të kërkojnë atdhe tjetër.” – tha studiuesi Auron Tare.

I ftuar në A Show ai tha se modeli i ngritur është i keq dhe nuk shkon më përpara ndërsa theksoi se sistemi i ngritur e bën tejet të vështirë shkuljen e tij me mënyra demoratike.

“Modeli që ne kemi është një model i mbrapshtë. Është një model i cili ky vend nuk shkon më përpara dhe unë mendoj që kjo betejë që po bëhet në Bulevard ose do e sjellë një Shqipëri ndryshe ose përfundimisht Shqipëria për 50 vjet e ardhshme do qeveriset nga një grup i vogël njerëzish. Sepse është një sistem I ngritur në mënyrë shumë të vështirë për t’u rrëzuar në mënyrë demokratike, në mënyrë si të thuash koncesive etj. Është një është një sistem i cili media, oligarkia, biznesi dhe tashmë grupet kriminale me sa dalin nga SPAK janë të gjitha bashkë për të mjelë vendin si një lopë. Dhe po të shikosh në përgjithësi ndërtuesit e mëdhenj i kanë familjet jashtë, i çojnë në kalamajtë jashtë, kurohen vetë jashtë e tjerë e tjerë. Pra ky moratoriumi apo diçka e tillë është një çështje estetike. Ndërkohë ti ke një pacient i cili po vdes dhe ky ky pacientit ose do t’i bëhet një ndërhyrje radikale për ta shpëtuar ose një facelifting nuk ka për t’i dhënë absolutisht asnjë lloj mundësie të të jetojë. Po do të vdesi me një me një fytyrë të me një fytyrë më të pranueshme.” – tha Tare.

Ai shtoi më tej se shumë persona që kishin kontribuar në ngritjen e Ramës dhe ardhjen e tij në pushtet janë thellësisht të zhgënjyer me të, për atë që i ka bërë vendit.

Sipas Tares, rinia që ka dalë në shesh nuk e pranon më këtë që po ndodh dhe ka ndodhur deri tani në Shqipëri.

“Unë para disa ditësh isha me miq të vjetër që nga vitet 80 të cilët të cilët të gjithë ne bashkë kemi shpresuar, kemi mbështetur shumë, kontribuar jashtëzakonisht shumë në ardhjen në drejtimin e Shqipërisë të zotit Rama dhe të gjithë bashkë rreth qark tavolinës, ne jemi shumë të zhgënjyer.Secili në atë fushën e vetë. Unë në pjesën e trashëgimisë kulturore jam i bindur që të gjithë atë që ne ishim takuar rastësisht diku kishim të gjithë zhgënjimin e madh që kontributi jonë, vitet tona të mbështetjes erdhën në këtë pikë. Sepse qartësisht ajo rini që është atje nuk është rini budallaqe, nuk është rini e painformuar. Janë çuna dhe goca që kanë udhëtuar, e kanë parë botën, janë europianë dhe si europianë që janë nuk e pranojnë këtë që po ndodh dhe ka ndodhur në Shqipëri. Kështu që mendoj unë që jo vetëm ka sardhur koha, por Rubikoni është kaluar tashmë dhe siç thashë dhe më përparë, o do të kemi një Shqipëri ndryshe, se si është e vështirë ta them ose në 50 vjet duhet të shkojmë të kërkojmë një atdhe tjetër, sepse ky atdhe nuk është më i joni.” – mbylli Tare intervistën me gazetarin Adi Krasta në “A Show”.