Vendosni fjalën kyçe....

Zhduket 12 vjeçarja nga Durrësi, prindërit kërkojnë ndihmë në polici


Ditën e djeshme një vajzë 12 vjeçare është larguar dje nga banesa e saj ku jetonte me prindërit, pa lënë asnjë gjurmë.

Prindërit e alarmuar kanë kërkuar ndihmën e policisë, e cila ka publikuar foton e vajzës dhe bën thirrje që kushdo që mund të ketë informacione për të të kontaktojë në numrat 112 ose 129.

Sipas dëshmisë së prindërve, vajza kishte veshur një xhup ngjyrë grid he streçe po në gri.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka bërë kallëzim shtetësja D.Ll., pasi i është larguar nga banesa (rreth orës 13:30 ,të datës 08.03.2019) vajza e mitur me iniciale L.Ll., 12 vjeçe.

Sipas deklarimeve të familjarëve shtetësia e humbur është rreth 125 cm e gjatë, me flokë të gjata ngjyrë gështenjë dhe ka të veshur një xhup ngjyrë gri të shkurtër, streçe ngjyrë gri dhe atlete ngjyrë të kuqe dhe gri.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që për çdo informacion që mund të disponojnë të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose 129.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *