Vendosni fjalën kyçe....

“Rama jepe dorëheqjen” – Qytetarët mbërrijnë para kryeministrisë në protestën e 24-ët radhazi


Ka nisur marshimi i mijëra qytetarëve drejt kryeministrisë në protestën e 24-ët radhazi.

Nën thirje “Dorëheqje”, “Revolucion”, “Shqipëri e re” ata po afrohen aty ku janë mbledhur për çdo natë prej më shumë se tre javësh.

Ditën e djeshme koordinatorët e protestës lexuan listën me kërkesat drejtuar kryeministrit Rama. Ato përfshinin pesë pika kryesore dhe disa nënpika.

Kwrkesat

  1. Dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit dhe qeverisë
  2. Krijimi i një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake me mandat 12-mujor.
  3. Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe miratimin me referendum popullor, duke përfshirë:

* ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

* ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;

* kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate të plota ose të pjesshme gjatë gjithë jetës së një individi.Nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare:

* Anulimin e ndryshimeve të bëra për zonat e mbrojtura.

* Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore.

* Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”.

* Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.* Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, që do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës.Këto janë kërkesat tona, legjitime dhe të panegociueshme. Mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore deri në realizimin e tyre”, janë kërkesat.