
Në përpjekje për të kapur algoritmin, ministra e deputetë janë turrur në Facebook për të postuar sa më shumë foto e video, të punëve të qeverisë lokale e asaj qendrore.
Në një syresh ish-ministrja Denaj ka postuar disa foto nga asfaltimi i një rruge në fshatin Mushqetë të Krrbaës. Por deputetja e PS-së do kishte bërë mirë të ishtë konsultuar me ndonjë specialist para se të hidhte fotot duke qenë se disa komentues e kanë nxjerrë blof me detajet teknike.
Një komentues shkruan: “Asfalti pa solar posht, Po si do ngjisi ai apo me peshtyme. Po pse kaq keq pse.”
Ndërsa një tjetër komentues thekson të njëjtën gjë teksa shkruan: ”Pune sot per neser ku e ka ziftin e lengshem qe te ngjitet e mos te prishet mbasneser . Gjynaf taksat e popullit.”
“Ndërsa deputetja e shoqëron postimin me postulatin: Punët e Shqipërisë vijojnë, me punë dhe jo me fjalë.”


