
Protestuesit kanë nisur marshimin ndërkohë që kanë bërë thirrje për të qëndruar para kryeministrisë.
Ata kanë deklaruar se nuk do tërhiqen nga kërkesat që u shpalosën një ditë më parë.
Kërkesat kryesore janë dorëheqje e panegociueshme e kryeministrit dhe qeverisë, krijimi i një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujore, ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe miratimin me referendum popullor, shfuqizimi i ligjeve për investimet strategjike, Paketën e Maleve dhe trashëgiminë kulturore si dhe një kontratë të re mes shtetit e qytetarëve.