Vendosni fjalën kyçe....

“Qytetarët kanë kërkesa të qarta, s’do tërhiqen ndaj kryeministrit në largim” – Tabaku


Deputetja e PD-së Tabaku ka denoncuar sulmet që kryeministri u ka bërë protestuesve ndërkohë që duhet të përgjigjet për kërkesat që ata kanë.

Përmes një videomesazhi nga bulevardi, demokratja shtoi se qytetarët protestojnë prej 24 ditësh dhe nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

“Qytetarët kanë 24 ditë që protestojnë në këtë shesh, po dy ditët e fundit kanë qenë pre e sulmeve të pashoqe të atij që sot i kërkojnë dorëheqjen, kryeministrit në ikje të Shqipërisë. Sulmet, anatemimi, faktet që është marrë me secilin prej tyre e ka bërë qesharake edhe betejën që socialistët kanë me sheshin dhe kauzën që po mbrojnë. Qytetarët kanë 24 ditë që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, që kërkojn gjëra të thjeshta, pensione më të larta, mundësi që të mos largohen. Janë zgjuar nga gjumi shumë deputetë socialistë, që nuk kanë folur për tre javë me radhë, të kërkojnë dinjitetin. Dinjiteti është në shesh, me qytetarët që kërkojnë të ardhme për fëmijët e tyre, ndryshim të modelit qeverisës, me tre ligje të thjeshta për t’u anuluar, e kërkojnë me qeveri teknike. Por patronazhimi, sulmet, anatemimi, janë ato që di të bëjë kjo qeveri. Qytetarët kërkojnë të ndryshojë modeli socialist i 13 viteve të fundit.” – tha Tabaku.