Vendosni fjalën kyçe....

“Protestat i bën Irani” – Murrizi i përgjigjet Ramës: Shefja e SHISH -it jepte llogari te Agasi, ka foto


Ish-deputeti Myslym Murrizi tha se investori i vërtetë në Zvërnec është vetë qeveria shqiptare.

Ai iu përgjigj kryeministrit Rama lidhur me akuzat e këtij të fundit se pas protestave qëndron Irani.

Murrizi pohoi se Shqipëria ka si shefe të SHISH-it një person të shkarkuar nga Kosova ndërsa sipas tij ka me dhjetëra video dhe foto që vërtetojnë që ajo jepte llogari tek Ergys Agasi.

“Ne dhe drejtoreshë SHISH-i kemi një zëvendësdrejtoreshë të Kosovës e shkarkuar nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Një ‘trëndafile’ që rri te zyra e Gysit. Ka me dhjetëra video e foto të printuara që jepnin llogari bashkë me drejtues madhorë të policisë para se të shpallen në kërkim. Dorëzimi i shërbimit tek një njeri jo shtetas shqiptar, në kundërshtim me ligjin dhe aq më tepër i shkarkuar nga gjysma e tjetër e kombit, për bashkëpunim me Serbinë, vetëm një arrogant si Rama dhe njeri i papërgjegjshëm mund ta bëjë. Shkëndija ishte tërheqja zvarrë e atij qytetari nga disa kokçorape të Ramës nën urdhrin e Policisë së Ramës që ishte një turp për Shqipërinë. Pas ditës së dytë është kapërcyer flamingo. Protesta nuk ka të bëjë me me flamingon.” – tha Murrizi, në MCN.

Sipas ish-deputetit të PD-ë, në Zvërnec po investon qeveria që po pastron lekët e drogës.

“Në këndvështrimin tim paratë janë të hajdutëve të qeverisë shqiptare. Edhe Alabar-i, edhe Zvërneci, edhe çdo investim strategjik. Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria. Hajdutët e qeverisë shqiptarë i çojnë paratë me thasë me çartër, dhe i thonë miliarderit do të vish të investosh ti. SPAK duhet ta thërrasë Ramën nën hetim. SPAK nuk guxon t’ia regjistrojë emrin si person në hetim.” – shtoi Murrizi.