
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë sot, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për planifikime të mundshme për të siguruar azil politik për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila sipas tij ndodhet nën hetim nga SPAK për korrupsion.
Berisha pretendon se kreu i qeverisë po shqyrton gjithashtu edhe mundësinë e largimit të vet nga vendi.
“Së pari ai është marrë me azilin e ‘Lubi Ballukut’, kjo është e vërteta. E vërteta tjetër është se dosjet e rënda të shqyrtuara tregojnë se Balluku dhe Rama janë bashkëdrejtues të një organizate të strukturuar kriminale. Rama po mendon të largohet, po e ndjek edhe opozita dhe është e gatshme dhe u bën thirrje vendeve me të cilat Shqipëria ka marrëveshje të refuzojnë kërkesat e çdo politikani, por sidomos Ramës dhe ministrave të tij”, deklaroi Berisha.
Deklarata vjen në një klimë të tensionuar politike, ku opozita dhe mazhoranca vijojnë përplasjet e ashpra për hetimet e SPAK dhe çështjet e korrupsionit në nivele të larta të qeverisjes.