Vendosni fjalën kyçe....

Ngordh qeni më i famshëm i rrjeteve sociale, pronarët: “I ishte thyer zemra”


Është ndarë nga jeta qeni i konsideruar një “yll i rrjeteve sociale”, si e quan “BBC”.
Pronarët e qenit të quajtur Boo, kanë treguar se qeni i tyre kishte shfaqur shenja të problemeve me zemrën, që kur “shoku më i mir i tij” – një qen i quajtur Buddy – ngordhi në vitin 2017.

“Ne mendojmë se zemra e tij u thye kur Buddy na la,” shkruajtën ata Facebook.

Boo kishte rreth 16 milionë ndjekës në Facebook, ka marrë pjesë në një shfaqje televizive dhe madje për të është publikuar edhe libri me titull  “Boo – jeta e qenit më të lezetshëm në botë”.

Boo dhe miku i tij Buddy kishin jetuar pranë njëri-tjetrit për 11 vjet – derisa Buddy ngordhi në shtator të 2017-ës, në moshën 14 vjeçare.

Pronarët e qenit janë shprehur se ndihen zemërthyer për ndarjen nga jeta të Boo-së, por janë më të qetë kur e dinë se ai nuk ka më dhimbje dhe se tani është takuar me mikun e tij më të mirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *