
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Fier–Vlorë, pranë fshatit Mifol, ku janë përfshirë dy automjete, një fuoristradë dhe një makinë e vogël.
Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe ende të paqarta.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Burime spitalore bëjnë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht dëmtimeve të marra.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Autoritetet po marrin në pyetje personat që ndodheshin në automjete dhe që nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të përplasjes.