
Kryeministri Rama përsëriti sot pretendimin se pas protestës qëndron Irani, teksa e lidhi këtë gjë me leximin e kërkesave të protesuesve nga Dritan Goxhaj. Ai premtoi se pasi protesta të përfundojë, PS do bëhet edhe më e fortë dhe qeverisja do përmirësohet ndjeshëm.
“Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?¿
Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm.”