Vendosni fjalën kyçe....

“20…15…30 mijë protestues s’e rrëzojnë qeverinë, s’janë kurrë 856 mijë vota që mori PS” – Ekonomi


Deputetja e PS-së Milva Ekonomi deklaroi se protesta nuk e ka arritur ende pjekurinë politike.

Sipas saj, Tirana përballet me dy realitet ndërsa shtoi se jeta në kryeqytet vijon pavarësisht protestës.

Ekonomi pohoi se protestuesit nuk mund ta rrëzojnë qeverinë duke qenë se PS-ja ka marrë 856 mijë vota në zgjedhjet e fundit.

“Protesta s’e ka arritur pjekurinë e vet politike. Ka dy realitete në Tiranë, njëri që është protesta që mbledh nga të gjitha zonat dhe një realitet që është Tirana. Jeta në Tiranë vazhdon pavarësisht protestës Ata që janë në protestë duhet të vijne drejt pjekurisë, sepse vazhdon gjatë dhe në fund të ditës duket sikur është unë po shkoj në shesh. Kryeministrin nuk e rrëzojnë dot kështu. Sado që të jenë ata zemra, ata mund të jenë 20 mijë, 15 mijë, 30 mijë, nuk e di sa janë, ata nuk janë kurrë 856 mijë.” – tha Ekonomi.