Vendosni fjalën kyçe....

Motori përplas të moshuarën në Çermë, humb jetën 71-vjeçarja


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën nacionale Çermë-Divjakë, ku një motoçikletë ka përplasur një grua teksa po kalonte rrugën.

Si pasojë e përplasjes, Ike Dervishi, 71 vjeçe, humbi jetën në spital. Ndërkohë, policia ka shoqëruar dhe ndaluar drejtuesin e motoçikletës, Leandro Xhillari, 22 vjeç, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.