Vendosni fjalën kyçe....

Keir Starmer jep dorëheqjen si kryeministër i Britanisë


Kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi sot dorëheqjen e tij si kryeministër dhe udhëheqës i Partisë Laburiste.

Starmer thotë se do të mbetet kryeministër i përkohshëm derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri i Partisë Laburiste në javët e ardhshme, shkruan AP.

Starmer e bëri njoftimin pasi u përball me presion në rritje për t’ia dorëzuar pushtetin një udhëheqësi të ri, i cili mund të përpiqet të ringjallë fatin e dobët të qeverisë.

Ai ka qenë në detyrë që kur udhëhoqi Partinë Laburiste drejt një fitoreje dërrmuese zgjedhore në korrik 2024. Në ato dy vjet, popullariteti i tij dhe ai i partisë kanë rënë ndjeshëm.