Vendosni fjalën kyçe....

“Spërdridhu sa të duash, Aruba është në dosje me video e foto” – Bardhi i përgjigjet Ramës


Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili sot në mbledhjen e grupit parlamentar socialist se “Aruba është bërë e vërtetë nga algoritmet”.

Bardhi shkruan se Aruba është e vërtetë dhe se provat kanë dalë nga përgjimet e autoriteteve belge. Ai ka cituar një pjesë nga dosja e SPAK-ut ku thuhet ndër të tjera se në Aruba kanë marrë pjesë edhe funksionarë të lartë të shtetit shqiptar.

Në fund Bardhi theksin se sado të përdridhet Rama, provat janë në dosje me video e foto dhe se Rama herët ose vonë do mbajë përgjegjësi për kriminalizimin e ekonomisë shqiptare.

“Nga përmbledhja e dërguar nga autoritetet belge mësohen të dhëna të rëndësishme mbi takime dhe njohje ndërmjet personave nën hetim, takime këto të zhvilluara në Majorka, Gjermani, Aruba apo Belgjikë; të dhëna mbi takime të kryera nga ana e tyre me PËRFAQËSUES FUNKSIONARË TË LARTË SHTETËRORË TË SHTETIT SHQIPTAR në Aruba

Edi Rama ka deklaruar sot se: “Ndërkohë Auruba është bërë e vërtetë. Është nxjerrë në këtë fushën e algoritmit. Siç është bërë e vërtetë që unë jam konsumator kokaine.”.

NË FAKT “ARUBA” ËSHTË NJË E VËRTETË QË ULËRET DHE QË EDI RAMA NUK E FSHEH DOT ME BATUTA!

Të dhënat e dosjes së SPAK-ut nuk janë marrë nga fusha e algoritmit, por nga përgjimet zyrtare të autoriteteve ligjzbatuese belge!

Sipas SPAK-ut, nga këto përgjime ka rezultuar se: “Nga përmbledhja e dërguar nga autoritetet belge mësohen të dhëna të rëndësishme mbi takime dhe njohje ndërmjet personave nën hetim, takime këto të zhvilluara në Majorka, Gjermani, Aruba apo Belgjikë; të dhëna mbi takime të kryera nga ana e tyre me PËRFAQËSUES FUNKSIONARË TË LARTË SHTETËRORË TË SHTETIT SHQIPTAR në Aruba. Përmendim këtu takimet e vëzhguara në janar-shkurt 2019. Sipas provave të pjesshme të paraqitura, këto takime duket se kanë të bëjnë me projekte pasurish të paluajtshme në Shqipëri, potencialisht të financuara me fonde të paligjshme, me mbështetjen e AUTORITETEVE POLITIKE.”

Fatkeqësia e Edi Ramës në këtë rast është se provat nuk janë algoritëm, por realitet! Sa do të përdridhet, ato janë aty: me video dhe foto!

Kriminalizimi i ekonomisë dhe shndërrimi i Shqipërisë në parajsën e pastrimit të parave të drogës janë vepër e tij. Herët a vonë do të mbajë përgjegjësi për këtë.” – shkruan Bardhi.