Vendosni fjalën kyçe....

“100 makina s’e përfaqësojnë diasporën, ajo votoi për Ramën” – Balla


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla, shkruan se 100 apo 200 makina nuk e përfaqësojnë vullnetin e diasporës.

Sipas tij, diaspora foli me votë një vit më parë ku dy ndër tre shqiptarë I besuan qeverisë Rama.

“Nuk e përfaqësojnë vullnetin e diasporës sonë kuq e zi 100 apo 200 makina. Diaspora foli me votë një vit më parë. Dy ndër tre shqiptarë jashtë vendit i kanë besuar Edi Ramës mandatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.” – shkruan Balla.