Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Laknas të Tiranës, ku ka humbur jetën një 48-vjeçar.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Nënë Tereza”, ku një automjet me drejtues shtetasin E. V., 20 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi L. G., 48 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në aksidentin fatal.
