Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Rama po falimenton biznesin, paketa fiskale monopolizon ekonominë e favorizon importet


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka akuzuar kryeministrin Rama se po godet investitorët vendas përmes paketës fiskale.

Në një shënim në Facebook, ai shkruan se qeveria Rama po monopolizon ekonominë, po favorizon importet e po vë në rrezik mijëra vende pune.

Meta shkruan gjithashtu se politika e shantazheve po shkurajon biznesin e po e falimenton atë.

“Kjo Qeveri dhe ky Kryeministër i papërgjegjshëm nëpërmjet Paketës Fiskale po godasin investitorët vendas, po monopolizojnë ekonominë, po favorizojnë importet në kurriz të prodhimit vendas dhe kanë vënë në rrezik mijëra vende pune. Politika e frikësimit dhe e shantazheve po e dekurajon biznesin vendas dhe po e çon atë drejt falimentimit.” – shkruan Meta.