Vendosni fjalën kyçe....

Raundi i katërt i bisedimeve Liban-Izrael të ndërmjetësuara nga SHBA-ja fillon në Washington


Raundi i katërt i bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-ja midis Libanit dhe Izraelit ka filluar të martën në Departamentin amerikan të Shtetit në Washington, pasi delegacionet pjesëmarrëse kanë mbërritur, raportoi Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Libanit (NNA), transmeton Anadolu.

Nuk janë dhënë menjëherë detaje të mëtejshme mbi agjendën e bisedimeve.

Izraeli ka vazhduar operacionet ushtarake në Liban, duke shkelur një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-ja që hyri në fuqi më 17 prill dhe u zgjat më pas deri në fillim të korrikut.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, të paktën 3.433 persona janë vrarë dhe 10.395 janë plagosur në sulmet izraelite që nga 2 marsi.

Konflikti ka zhvendosur më shumë se një milion persona dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën civile, përfshirë shkolla, objekte shëndetësore, xhami dhe kisha.

Izraeli së fundmi u ka kërkuar forcave të tij të “zgjerojnë manovrën”, por presidenti i SHBA-së Donald Trump tha të hënën se forcat izraelite nuk do të lëvizin drejt Bejrutit pas një telefonate me kryeministrin Benjamin Netanyahu.