Vendosni fjalën kyçe....

Tiranë/ Të shtëna me armë te ‘Ali Demi’, policia arreston menjëherë autorin


Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në zonën e Ali Demit, në kryeqytet.

Sipas informacioneve paraprake, pas marrjes së njoftimit për të shtënat, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Gjatë ndërhyrjes, uniformat blu kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia po vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.