Vendosni fjalën kyçe....

Rama shpërndan momentin e kërcimit sot në Kamëz: “Vetëm përpara ka vend edhe për Bethovenin edhe për Tit Vullkanin”


Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me banorët e Kamzës, u përgjigj përsa iu përket kritikëve të këngës që ai zgjodhi për fushatën elektorale të PS.

Sikur të ishin nga njerëz që dëgjojnë Beethoven do ua falja, po janë ata që dëgjojnë çdo ditë Saliun dhe Ilirin. Se ata që dëgjojnë Beethoven nuk mërziten me tallavanë se janë njerëz të lirë dhe kur njeriu është i lirë dhe nuk pranon diktaturat e shijeve pëlqejnë të gjitha këngët”, tha Rama në Kamëz.

Ai menjëherë pas kësaj kërkoi edhe që kënga të vihej në sfond, të cilën filloi ta kërcente lirshëm (kujtojmë këtu operimin e kryeministrit para disa ditësh nga apandeciti) me një prej banoreve prezente në takim.

Ndërkohë edhe vet Rama e ka hedhur këtë moment në Facebook duke bashkëngjitur një citim tjetër.

“VETËM PËRPARA ka vend edhe për Bethovenin edhe për Tit Vullkanin… Mbrapa ka vend vetëm për ata që dëgjojnë akoma Nongratë Colin me Haxhi Lolin” shkruan Rama.