Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lëshuar akuza mjaft të ashpra në adresë të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si një “pazarxhi” që ka dëmtuar dhe shitur interesat kombëtare e strategjike të Shqipërisë në negociatat me Greqinë për përcaktimin e kufijve detarë.
Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, Meta ka rikthyer në vëmendje një letër zyrtare informuese të datës 21 korrik 2022, të cilën ua kishte dërguar deputetëve të Kuvendit përpara se të dorëzonte detyrën e Presidentit, ku dokumentohej e gjithë dinamika e bisedimeve me Athinën.
Meta pretendon se Rama ndryshoi qëndrim në vitin 2020 nën presionin e partisë greke “Demokracia e Re”, duke pranuar të fshinte nga tavolina përparimet dhe dakordësitë teknike të arritura në vitin 2018, të cilat ishin shumë më të favorshme për Shqipërinë.
Ish-kreu i shtetit kujton se në vitin 2018, institucioni i Presidencës dhe qeveria bashkëpunuan ngushtësisht, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 që rrëzoi marrëveshjen e parë të detit. Pasi grupi negociator shqiptar mbylli me sukses mbi 80% të çështjeve teknike, palët ranë dakord që pjesa e mbetur të zgjidhej përmes vullnetit politik.
Sipas Metës, pikërisht në këtë moment, Edi Rama zgjodhi të mos i kërkonte asnjëherë zyrtarisht Presidentit autorizimin e nevojshëm të plotfuqishmërisë për ta firmosur dhe mbyllur atë marrëveshje.
“Kryeministri Rama u dakordësua me Ministrin e Jashtëm, Edi Rama dhe kaq ishte e mjaftueshme në atë kohë!… Ndërkohë u shpik mashtrimi, që iu servir palës greke, por edhe opinionit se pengesë po bëhej Presidenti Meta. Ndaj pas 3 muajsh pritjeje, më 21 shtator 2018, me shkresë zyrtare i kërkoj Kryeministrit Rama të sillte kërkesën për Autorizimin për të mbyllur negociatat me palën greke. Nga ajo ditë e deri më sot, kërkesa nga Rama nuk ka ardhur kurrë,” – deklaron Meta.
Sipas kryetarit të PL-së, skenari ndryshoi plotësisht me ardhjen në pushtet të qeverisë së Mitsotakis në Greqi, e cila kërkoi të fshinte marrëveshjen e 2018-ës.
Meta thotë se Rama pranoi të bëhej “zëdhënësi vullnetar” i interesave greke në Tiranë, veçanërisht kur deklaroi publikisht mbështetjen për të drejtën e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon, pa bërë asnjë ankesë sipas të drejtës ndërkombëtare.
Në mbyllje të akuzave të tij, Meta u shpreh mjaft skeptik për atë që e pret Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ai përmendi faktin se qeveria pagoi 3 milionë euro për konsulencë kompaninë “Omnis Strategy” (të bashkëshortes së Tony Blair), por konkluzionet e saj nuk u zbardhën kurrë.
Meta hodhi hije dyshimi se lëshimet në sovranitet po përgatiten të shiten në opinionin publik si një kusht i detyrueshëm për integrimin europian, duke paralajmëruar se kjo lojë politike rrezikon t’u kushtojë shqiptarëve miliarda euro në pasuri nënujore.
Reagimi i Metës:
??̈? ??????????, ??̈ ??? ?? ??? ??̈ ? ??? ??? ?? ????̈ ??̈ ? ????????!
Të gjithë ata që kanë ndjekur deklaratën e Kryeministrit Rama më 20.10.2020 në krah të Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Dendias, janë gëzuar sepse kanë thënë epo më në fund kjo Çështja e Detit, që na çmendi për 11 vjet u zgjidh me drejtësi e mirëkuptim midis dy palëve.
Por ata pak persona që ishin në brendësi të historisë dhe dinamikës së kësaj çështjeje e kuptuan se në ato momente ???????????? ? ??????̈????̈ ?? ??̈??? ?? ???? ??̈ ????????? ??̈???̈??̈??? ????????? ??̈ ??????????̈ ??̈ ??????? ??̈ ???????̈, ndaj edhe shefi i diplomacisë greke aprovonte me kokë, me shumë kënaqësi, këtë “dakordësi” midis dy palëve, ndërkohë që në ekran në ato momente ishte vetëm një palë, pra pala greke (Ministri me Zëdhënësin vullnetar).
Është e provuar me dokumenta shtetërore të klasifikuar për 50 vite se diplomacia greke nën drejtimin e “Demokracisë së Re” donte të zhbënte të gjithë procesin negociator të zhvilluar në vitin 2018, që favorizonte Shqipërinë, e cila ishte dëmtuar nga Marrëveshja e vitit 2009 për shkak të lojërave të dyfishta, që i kishte denoncuar vetë “patrioti” i madh Edi Rama, atë kohë në opozitë, deri në Gjykatën Kushtetuese e cila jo vetëm e konsideroi antikushtetuese Marrëveshjen e vitit 2009, që “çuditërisht” nga ana formale, jo vetëm kishte përjashtuar plotfuqinë e Presidentit të Republikës, por kishte shkelur edhe Urdhrin e Kryeministrit.
Jo vetëm kaq, por falë investimit të vetë Edi Ramës në opozitë atë kohë Gjykata Kushtetuese nxori një vendim të posaçëm detyrues se si duhej të negociohej një marrëveshje si kjo apo e ngjashme me të.
Pikërisht, në respekt të këtij vendimi por edhe zgjidhjes përfundimtare të kësaj çështjeje me Greqinë, në bashkëpunim të plotë me Qeverinë dhe propozimet e saj, nga unë, si President i Republikës, u dha Autorizimi Nr.733, datë 19 mars 2018, dhe Plotfuqia për grupin negociator.
Pasi u bë një punë voluminoze dhe u dakordësua në nivel teknik mbi 80% e çështjeve të mbetura, papritur pala greke kërkon që për çështjet e mbetura, negociatat të zhvilloheshin bazuar në vullnetin politik të dy palëve.
Për këtë arsye, unë takohem në Presidencë me Kryeministrin Rama, më 13 qershor 2018 dhe biem dakord që këto çështje të mbetura t’i negocionte ai në bazë të vullnetit politik me palën greke për ta mbyllur këtë çështje përgjithmonë në interesin e dyanshëm dhe para zgjedhjeve në Greqi.
Natyrisht, që të bëhej kjo duhej një Autorizim plotfuqishmërie nga Presidenti i Republikës, që mund të bëhej vetëm pas kërkesës zyrtare për t’u pajisur me të nga Kryeministri.
???̈ ??̈?????̈ ? ?????̈ ??? ????? ?????̈ ????? ??? ???? ? ?????̈??? ??̈ ??? ? ??????? ?????̈???????. (??? ?????!)
Ndërkohë u shpik mashtrimi, që iu servir palës greke, por edhe opinionit se pengesë po bëhej Presidenti Meta.
Ndaj pas 3 muajsh pritjeje, më 21 shtator 2018, me shkresën Nr. 327/9 i kërkoj Kryeminstrit Rama të sillte kërkesën për Autorizimin për të mbyllur negociatat me palën greke.
??? ???? ???̈ ??̈ ???? ?’? ????? ??????????? ??? ?? ?? ??̈ ? ??̈??????.
Kjo më detyroi të sqaroja gjerë e gjatë edhe Z. Avramopulos, Komisioner i BE, gjatë një vizite në Tiranë, kur ai më pyeti se pse po e bllokoja unë Marrëveshjen.
Pasi e sqarova në mënyrë shteruese se “bllokimi” im ishte mashtrimi i radhës i kërkova t’i transmetonte Kryeministrit Tsipras vullnetin tim më të fortë për ta mbyllur këtë çështje përgjithmonë.
Por me zgjedhjet e korrikut të vitit 2019 dhe fitoren e “Demokracisë së Re”, e cila ishte edhe nënshkruese e Marrëveshjes së vitit 2009 për Detin, qëndrimi i Greqisë zyrtare ndryshoi.
Ajo kërkonte “anullim loje” për negociatat zyrtare të 2018 dhe dakordësimet e arritura midis dy palëve.
Por që grekët të dilnin seriozë (siç edhe janë për çështjet kombëtare) nuk donin të mohonin vetë dakordësimet e arritura zyrtarisht në vitin 2018, ndaj kërkuan një karagjoz si Zëdhënës vullnetar në Tiranë.
??? ??̈ ?????? ?????̈? ?????̈? ?????̈??? ??? ??̈ ????? ?????????? ?????̈? ???????? ??? ??̈ ????? ??????? ?????̈? ???????? ????? ???? ??? ???? ? ????? ???? ??̈ ????? ???? ?????̈? ??? ????̈? ??̈ ????? ???? ??? ??? ????̈? ??̈ ????? ????. ?? ??? ? ?? ??̈? ????̈ ??̈ ????̈.
Si mund ta humbte këtë rast kameleoni Kryeministër?
Aq më tepër në kushtet kur opozita kishte braktisur Kuvendin dhe askush nuk mund t’i kërkonte llogari.
Për më tepër që në Hagë do e çonte “zgjidhjen”, pra në Hollandën e “kryeopozitarit” të asaj kohe.
“Shumë mirë” që Kryeministri i Shqipërisë u dakordësua me palën greke.
?? ???????̈????? ?????? ????̈? ????????? ?? ? ?????̈??? ??? ???????????
??̈ ????̈ ??̈ ????? ??? ??????????, ?????? ??? ??????????????
Si “hazërxhevap” që është mund të përgjigjet se ai, Kryeministri Edi Rama u dakordësua me Ministrin e Jashtëm, Edi Rama dhe kaq ishte e mjaftueshme në atë kohë!! E ç’rëndësi ka që është i njëjti person, a janë dy funksione të ndryshme?!
Si të mos mjaftonte ky shkelmim i negociatave zyrtare të vitit 2018 dhe arritjeve të tyre në interes të Shqipërisë, kur pala greke shpalli 12 milje ky bëri hosana me vrap edhe mediatikisht, ndërsa duhej të ndiqte rrugën e duhur sipas së drejtës ndërkombëtare për t’u ankuar për këtë veprim të njëanshëm.
Për një sms të Ramës dhe Veliajt, Shqipëria humbi në arbitrazh ndërkombëtar mbi 120 milion dollarë nga kompania e Beketit.
Ndërkohë që se çfarë e pret në Hagë, Edi Rama e di shumë mirë edhe nga “Omnis Strategy”, kompania (e zonjës Blair) që ky e pagoi 3 milion euro si konsulencë për këtë çështje, konkluzionet e së cilës nuk u bënë kurrë publike. (Po pse?!)
Ndërkohë për të mbuluar këto krime kushtetuese, ligjore dhe kombëtare në zgjedhjet lokale të 2023 shpiku historinë patriotike kundër Fredi Belerit, i cili edhe u rrëmbye në mënyrë mafioze dhe që prapë për dreq fitoi.
?????̈? ? “??̈?????̈?” ??̈? ??????? ??? ??????̈?, ??? ??̈? ??? ????̈, ???? ????????? ?????? ?????? ??̈??? ?̧?? ? ????, ???̈??? ???? ?????? ??̈?????̈.
Për më tepër që Rama, një grek të vetëshpallur himariot e zëvendësoi me një grek të çertifikuar si të tillë prej shekujsh dhe nga Dropulli.
??̈???? ??̈ “???–???” ????? ???? ??????. ??? ???? ?̈????̈ ????? ???????. ??? ?̈????̈ ???̈ ?????? ? ?????????̈???? ??? ??̈ ?????? ????????? ??? ? ??????????????? ??̈? ????????? ???? ?????̈????, ??̈??????????̈.
Dhe për t’u provuar grekëve se histerinë patriotike të vitit 2009 e kishte vetëm një lojë pushteti kundër Berishës dhe asgjë më shumë, vuri edhe “qershinë mbi tortë”, Kryenegociatorin e Marrëveshjes së vitit 2009 si Ministër të Jashtëm, duke dashur të bëjë “idiotë” përgjithmonë jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por të gjithë shqiptarët në botë (dhe sidomos socialistët).
Ah harrova edhe në kuadrin negociues në BE u kujdes të vendosej edhe zgjidhja e mosmarrëveshjes me fqinjët.
Pra alibia se për hir të integrimit do lëshojmë pak sovranitet se na e kërkon BE, të cilës ia kërkuam vetë këtë kusht se ashtu është një “muhabet”, i cili mund t’i kushtojë dhjetra apo qindra miliardë euro shqiptarëve.
Por në fund të fundit, arsyeton shakaxhiu i integrimit, këta “idiotët” që vazhdojnë paguajnë qindra milion euro për një incenerator që nuk ekziston, pse do shqetësohen për dhjetëra apo qindra miliard euro në fund të detit që nuk mund t’i shohin dot sot.
? ???? ??? ?????????? ? ??̈???????̈? ??̈? ?????? ????-???????, ??̈ ??.??.????, ??̈ ??????̈
? ????? ?????????? ? ??????????? ??̈ ?????????̈?, ?. ???? ???? ???????? ??̈ ?? ?????? ???? ????????? ??̈ ????????, ???. ??????? ??????? ??? ??̈ ??????̈ ????????̈??, ??? ?̧?̈?????? ? ????? ??̈ ???????? ??̈ ????????? ???̈????? ?????????̈? ??̈ ??????̈????̈ ??? ?????????̈? ??̈ ???????̈ ??̈? ????????? ? ?????? ??̈ ???? ??????
