Vendosni fjalën kyçe....

Erald Elezi paraqitet në SPAK, nën hetim për çështjen e tunelit të Llogarasë



Erald Elezi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Elezi është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me hetimet për tenderin e tunelit të Llogarasë.

Për të njëjtën çështje është marrë e pandehur edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

SPAK po vijon hetimet për procedurat dhe rrethanat që lidhen me këtë projekt infrastrukturore, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera nga dosja hetimore.