Vendosni fjalën kyçe....

Një 38-vjeçar sulmohet për vdekje nga një peshkaqen në Australi


Një 38-vjeçar humbi jetën të shtunën pasi u sulmua nga një peshkaqen 13 metra i gjatë në Australi.

Sulmi ndodhi në Horseshoe Reef, pranë ishullit Rottnest në bregun perëndimor të Australisë, pak para orës 10:00 të mëngjesit, njoftoi policia.

Ishulli ndodhet rreth 30 kilometra në perëndim të qytetit Perth.

Burri u transportua me mjet lundrues drejt bregut, por nuk arriti të rikthehej në jetë, shkruan Fox News.

“Një 38-vjeçar ndodhej në ujë në Horseshoe Reef kur dyshohet se u kafshua nga një peshkaqen”, deklaroi një zëdhënës i ambulancës St. John WA për revistën People.

“Burri u dërgua me anije në breg, ku u prit nga ekipet mjekësore të St. John WA. Fatkeqësisht, ai nuk mundi të shpëtohej.”

Kjo është viktima e dytë nga sulmet fatale të peshkaqenëve në Australi gjatë këtij viti.