Vendosni fjalën kyçe....

Iu gjetën kanabis, policia arreston babin dhe dy djemtë në Elbasan


Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 69-vjeçar dhe dy djemtë e tij, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre u bë gjatë kontrollit të territorit bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative.

Ndërkohë në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre, shtetasi me iniciale A.S., 28 vjeç.

Si rezultat nga specialistët për Hetimin e Krimit u arrestuan në flagrancë shtetasit: I.H., 69 vjeç, A.H., 34 vjeç, dhe E.H., 40 vjeç, të tre banues në fshatin Balldren, Elbasan ( babai me dy djemtë)

Si dhe shpallet në kërkim policor shtetasi A.S., 28 vjeç, banues në fshatin Jetesh, Elbasan, bashkëpuntor i tyre

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në fshatin Jetesh, Elbasan, kishin kultivuar bimë narkotike, ku falë punës së mirëorganizuar dhe reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të kësja vepre penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim policor dhe identifikimin e personave të tjerë që janë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *