Vendosni fjalën kyçe....

“Berisha marrëveshje me Ramën për t’ia lënë PD-në Korçë Peleshit” – Salianji


Ervin Salianji ka vijuar sulmet ndaj kreut të PD-së Berisha, duke e akuzuar se ka marrëveshje me kryeministrin Rama për t’ia lënë degën e PD-së në Korçë Niko Peleshit.

Ai shkruan se demokratët nuk janë dele dhe nuk e tolerojnë bashkëqeverisjen Rama-Berisha.

“Demokratët janë guximtarë, jo dele! I përgëzoj që nuk po lejojnë bashkëqeverisjen në Korçë! Demokratët e Korçës nuk pranojnë imponime nga njerëz që nuk dihet nga vijnë e kujt i shërbejnë. Është e papranueshme që regjimi Rama–Berisha të kërkojë haptas që Partia Demokratike, dega Korçë, t’i falet Niko Peleshit. Peleshin demokratët e mundin me votë; nuk pranojnë që ai t’i drejtojë nga prapaskena, me kulisa, tendera dhe përfitime. Korça nuk shitet, demokratët nuk përdoren”, shkruan Salianji.