Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO dërgon për gjykim Erion Alibejn, akuzohet për organizimin e vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit


Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen për Erjon Alibejn.

Erion Alibej akuzohet për porositjen dhe organizimin e dy vrasjeve ku mbetën të vdekur Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj në Elbasan. Alibej nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Regis Runaj, 23 vjeçari që u gjet i pa jetë në afërsi të varrezave në Elbasan në 29 korrik 2020, dyshohet të jetë rrëmbyer dhe më pas të jetë vrarë pikërisht në vendin ku u gjet nga policia ndërsa Emiljano Ramazi u vra më 20 korrik 2020.

Kush është Erion Alibej

Alibej njihej edhe me emrin Andrea Alibej dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në dhjetor të vitit 2018.

Erion Alibej dyshohet se ka gisht edhe vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës i ekzekutuar mëngjesin në Bradashesh në shtator 2018.

Erion (Andrea) Alibej (Dylgjeri), rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës në Itali.

Ai është arrestuar bashkë me vëllain e tij të ndjerë në vitin 2013 në Itali, në kuadër të një operacioni antidroge, konkretisht në fushën e kokainës.

Endrit Alibej, 29-vjeçari i arrestuar në atë kohë përdorte disa emra madje edhe te shtetësive te ndryshme.

Ai përdorte gjithashtu emrin Endrit Dylgjeri apo Ravik Dylgjeri.

Gjithashtu ai përdorte dokumentet si shtetas rumun Gabriel Manu apo si shtetas grek me emrin Dimitrios Kriporis.

Ndërsa vëllai i tij, i arrestuari i sotëm, Erion Alibej, përdorte dy emra të tjerë Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej.

Vëllai i Erion Alibej, Endriti u vra në sy të gruas dhe fëmijëve.

Tre ditë para ndryshimit të viteve në dhjetor të 2018-ës, Endrit Alibej 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin dhe Erdal Durunay, 51 vjeç, shtetas turk, u vranë me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”.