Vendosni fjalën kyçe....

Do u bashkoheni protestave të paralajmëruara nga Berisha? Meta: Të domosdoshme për të rrëzuar regjimin


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në konferencën e sotme për mediat, u pyet nga gazetarët nëse do të bashkohet me protestat e paralajmëruara më herët nga kreu i PD-së Sali Berisha.

Meta u përgjigj se PL është në mbështetje të çdo proteste.

“Jemi me çdo protestë që bëhet në Shqipëri dhe inkurajoj dhe një herë pedagogët dhe grupet e interesit të shfrytëzojnë të drejtat që i jep kushtetuta për të mbrojtur të drejtat e tyre. Protestat janë të domosdoshme për të përmbysur këtë regjim e sistem të korruptuar.”– tha Meta.

Ish-kryeministri Berisha në një deklaratë nga selia blu, paralajmëroi sot se shumë shpejt do të nisin protesta të fuqishme të udhëhequra nga PD.

“Ne shumë shpejt do u prijmë protestave të fuqishme. Nuk mundet më kush të tallet me djersën e popullit shqiptar. Ajo që ndodhi me Agaçin ishte një parodi tallëse, ndaj dhe denoncoj publikisht këtë qëndrim dhe ju them shqiptarëve se përgjegjësit kryesorë për aferën e inceneratorëve janë vetëm Edi Rama dhe Engjëll Agaçi, që firmosin për xhepat e tyre për të mbyshur valixhet me euro. Fap fap fap e tak tak tak firmosin Rama e Agaçi.”– u shpreh Berisha.