Vendosni fjalën kyçe....

E hëna ditë zie në Kosovë, flet i mbijetuari në Kroaci: E gjitha ndodhi në 1 minutë, shoferët i zuri gjumi


E hëna do të jetë ditë zie në Kosovë në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci.

Një prej të mbijetuarëve shqiptarë ka rrëfyer se i gjithë aksidenti ndodhi brenda 1 minute, teksa sipas dëshmisë së tij kanë qenë dy drejtues, të cilët i kishte zënë gjumi, edhe pse ishin ndërruar herë pas here.

Të mbijetuarit e tjerë nga ky aksident janë në gjendje të stabilizuar.

Pas rrëzimit të autobusit kanë humbur jetën 10 udhëtarë nga Kosova. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Slavonski Brod ndërsa brenda autobusit të rrëzuar ndodheshin 60 udhëtarë. 45 persona janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, prej të cilëve 8 ishin në gjendje të rëndë sipas autoriteteve kroate.

Autobusi i “Deva Tours” po udhëtonte në linjën e rregullt Prishtinë-Frankfurt-Prishtinë ndërsa po kthehej nga Gjermania.