Vendosni fjalën kyçe....

Braçe në GJKKO, sot seancë gjyqësore


Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka shkuar sot në GJKKO, për një çështje gjyqësore që lidhet me akuzën për shpifje.

Braçe hyri në ambientet e SPAK, ku pasi iu nënshtrua kontrolleve, vijoi drejt ambienteve të Gjykatës së Posaçme.

Seanca pritet të trajtojë detajet e çështjes, ndërsa ende nuk janë bërë publike më shumë informacione mbi rrethanat konkrete të padisë.