Vendosni fjalën kyçe....

“Forca jonë qëndron te larmishmëria” – Biden firmos për përfshirjen e transgjinorëve në ushtrinë amerikane


Presidenti Joe Biden ka përmbysur ndalimin e paraardhësit të tij, Trump, lidhur me përfshirjene  transgjinorëve në ushtrinë amerikane, duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv që deklaron se të gjithë amerikanët që janë të kualifikuar për të shërbyer do të lejohen të regjistrohen.

“Presidenti Biden beson se identiteti gjinor nuk duhet të jetë një pengesë për shërbimin ushtarak dhe se forca e Amerikës gjendet në shumëllojshmërinë e saj.” tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të hënën. “Kjo pyetje se si t’u mundësojmë të gjithë amerikanëve të kualifikuar të shërbejnë në ushtri merr një përgjigje të lehtë duke njohur vlerat tona thelbësore. Amerika është më e fortë, në shtëpi dhe në të gjithë botën, kur është gjithëpërfshirëse.” – vijoi deklarata.

Gjenerali i ushtrisë në pension, Lloyd Austin, i cili u konfirmua nga Senati javën e kaluar si Sekretari i Mbrojtjes i Biden, dëshmoi se të gjithë aplikantët që janë të aftë, të kualifikuar dhe që mund të përmbushin standardet e ushtrisë duhet të lejohen të shërbejnë.

Ish-Presidenti Donald Trump ndaloi regjistrimin e transgjinorëve në prill 2019, duke pretenduar se kjo do të forconte gatishmërinë ushtarake.

Ai argumentoi se trupat që kërkonin trajtim për disforinë gjinore do të rrisnin kostot mjekësore dhe do të krijonin ndërprerje të gatishmërisë së tyre për të luftuar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *