
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vizita e zhvilluar në Abu Dhabi, ku u takua me presidentin e Emiratet e Bashkuara Arabe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se vizita kishte në fokus shprehjen e solidaritetit me vendet e Gjirit, në një moment të tensionuar për rajonin për shkak të zhvillimeve të lidhura me Iranin.
“Abu Dabi – Takimi sot me mikun e shtrenjtë, Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, ishte vëllazëror dhe me bindjen e fortë se për paqedashësit e ndërtuesit vullnetmirë të së ardhmes, më e mira është e gjitha përpara”, shkroi Rama.
Sipas tij, biseda u zhvillua në një frymë miqësore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe qëndrueshmërisë në një kontekst rajonal të ndërlikuar.