
Një 50-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike në Itali.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, në pranga ka rënë shtetasi Bledar Mansaku, i dënuar me 7 vite burg nga drejtësia italiane.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 88”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Sipas policisë, Mansaku ishte dënuar në vitin 2024 nga Gjykata e Apelit në Firence për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”.
Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ndërsa procedurat për vijimin e mëtejshëm të rastit janë në ndjekje.