Vendosni fjalën kyçe....

Rama në takim me të rinjtë: Shqipëria e para në rajon për shërbimet e punësimit


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinj të punësuar përmes programeve të nxitjes së punësimit, ku deklaroi se Shqipëria renditet e para në rajon për shërbimet e punësimit, sipas të dhënave të OECD.

Rama tha se deri tani 42 mijë të rinj e të reja janë punësuar përmes zyrave të punës dhe instrumenteve të tjera të ngjashme, ndërsa 7 500 prej tyre kanë përfituar drejtpërdrejt nga programet aktive të punësimit.

Kryeministri theksoi se aktualisht funksionojnë 7 programe për nxitjen e punësimit në kategori të ndryshme, ndërsa përmendi edhe zbatimin e garancisë rinore.

“Shqipëria sipas OECD… është vendi që zë vendin e parë në rajon për shërbimet e punësimit, diçka shumë pozitive… Janë 7 programe që funksionojnë sot në nxitje të punësimit… 2200 vajza e djem përfitojnë prej saj, objektiv i të cilës është që 60 mijë vajza e djem të mbështeten në të gjithë vendin brenda viteve të këtij mandat qeverisës që sapo kemi nisur”, u shpreh Rama.