
Presidenti rus Putin ka mbështetur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, mes përforcimit ushtarak të SHBA-së në Karaibe.
Gjatë një bisede telefonike të enjten, udhëheqësit theksuan lidhjet e ngushta midis Moskës dhe Karakasit. Sipas Kremlinit, Putin “shprehu solidaritetin me popullin e Venezuelës dhe ripohoi mbështetjen e tij për vendosmërinë e qeverisë Maduro për të mbrojtur interesat dhe sovranitetin kombëtar kundër presionit të huaj.”
Presidentët riafirmuan zotimin e tyre ndaj traktatit të partneritetit strategjik të nënshkruar në maj.
Qeveria venezueliane tha se Putin dhe Maduro pohuan “natyrën strategjike, të fortë dhe në rritje të marrëdhënieve dypalëshe.” Ajo shtoi se kreu rus mbështeti përpjekjet e Maduros për të “konsoliduar paqen, stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik.”
Biseda u zhvillua pasi SHBA-ja sekuestroi një anije cisternë nafte që ishte larguar nga një port venezuelian në fillim të këtaj muaji. Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, tha se anija ishte sanksionuar më parë për transport të dyshuar të naftës nga Irani.
Venezuela e quajti operacionin një akt piraterie dhe akuzoi SHBA-në se kërkon të “plaçkisë” burimet e saj natyrore, shkruan Rt.