Vendosni fjalën kyçe....

Ndeshja me Jordaninë në mbrëmje, rrugët që bllokohen


Disa rrugë pritet të bllokohen sot për shkak të ndeshjes miqësore mes Shqipërisë e Jordanisë në stadiumin “Air Albania” mbrëmjen e sotme.

Nga ora 17:00 do jenë të bllokuara rrugët “Dervish Hima”, “Gjergj Filipi”, segmenti pranë Hotel “Marriott” që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.

Njoftimi

Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore së futbollit “Shqipëri–Jordani”, e cila do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit.

Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në:

  • Rrugën “Dervish Hima”;
  • Rrugën “Gjergj Filipi”;
  • Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
  • rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kufizimet, si dhe iu bën thirrje të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse.

Gjithashtu, apelon për tifozët dhe sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen, t’iu binden udhëzimeve të punonjësve të Policisë, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë.