Vendosni fjalën kyçe....

Belmondos i jepet lamtumira me muzikën e “Zhos Profesionistit” (Video)


Francezët i kanë dhënë lamtumirën Jean Paul Belmondos, aktorit të madh, që u nda nga kjo jetë tri ditë më parë.

Me muzikën e Enio Morricones, muzikë e një prej filmave më të dashur për publikun ku Belmondo luante “Zhos Profesionistin”, u vendos që të shoqërohej trupi i aktorit, ndërsa në sfond kishte shumë duartrokitje.

Aktori Jean-Paul Belmondo, një nga yjet më të mëdhenj të kinemasë franceze të pasluftës, buzëqeshja karizmatike e të cilit ndriçoi ekranin për gjysmë shekulli, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare në shtëpinë e tij në Paris.

Me fizikun e boksierit dhe hundën e thyer, Belmondo u bë fytyra kryesore e kinemasë franceze në vitet ‘60, raporton “France 24”.

Revista “Time” në vitin 1964 e shpalli Belmondon fytyrën e Francës moderne.