Vendosni fjalën kyçe....

“Në Finlandë, liria e fjalës një e drejtë e garantuar”- Protestuesi arrestohet pak pas deklaratës së von der Leyen


Ndërsa Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, po mbante një fjalim në Finlandë, një qytetar protestues ndërhyri me thirrje kundër politikave të saj. Von der Leyen reagoi me buzëqeshje duke theksua:

“Faleminderit shumë që më pritët! Dhe, mbi të gjitha, faleminderit edhe atyre që janë këtu duke bërtitur dhe ulëritur. Ata mund të jenë me fat që jetojnë në një vend kaq të lirë si Finlanda, ku liria e fjalës është një e drejtë e garantuar dhe pa kufizime.

Sikur të ishin në Moskë, do të ishin në burg për dy minuta. Kjo është arsyeja pse kemi demokraci! Kjo është arsyeja pse kemi lirinë e fjalës!”

Por vetëm pak sekonda më vonë një protestues u arrestua para të gjithëve. Protestuesi, kandidat në zgjedhjet evropiane të vitit 2024, po protestonte  kundër politikave të von der Leyen. Ndalimi i tij i menjëhershëm ngriti pyetje në lidhje me realitetin e lirisë së shprehjes në Bashkimin Evropian. Në të vërtetë, von der Leyen kishte thënë se protestuesi duhet të jetë i lumtur të jetojë në një vend të lirë, ironikisht, pak para arrestimit të tij.