
Zyrtarët në Teksas po japin informacionet më të fundit, të cilat mund t’i ndiqni drejtpërdrejt.
Më shumë se 80 persona janë konfirmuar të vdekur, me të paktën 75 viktima vetëm në Kerr County, njoftuan autoritetet, përcjell BBC.
Camp Mystic, një kamp veror për vajza në këtë qark, konfirmoi se të paktën 27 vajza dhe anëtarë të stafit janë mes të vdekurve.
Stuhitë pritet të vijojnë në këtë rajon gjatë 24-48 orëve të ardhshme, ndërsa paralajmërimet për përmbytje mbeten në fuqi të paktën deri të hënën në mbrëmje.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi të dielën një deklaratë të gjendjes së fatkeqësisë së madhe për Kerr County, ndërsa janë ngritur pyetje nëse janë dhënë paralajmërimet e duhura për përmbytjet.
Katastrofa ndodhi në orët e para të së premtes, kur lumi Guadalupe u rrit me më shumë se 8 metra (26 këmbë) për më pak se një orë, duke shkaktuar dëme të mëdha.