Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti iranian thotë se Izraeli tentoi “ta vriste” gjatë luftës


Në intervistën e tij të parë me median amerikane që nga përfundimi i luftës, presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se Izraeli kishte tentuar ta vriste.

Duke folur me Tucker Carlson, pak para takimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington, Pezeshkian tha: “Ata provuan, por dështuan.”

I pyetur drejtpërdrejt nga Carlson nëse Izraeli kishte tentuar ta vriste, Pezeshkian e konfirmoi, duke shtuar: “Unë nuk kam frikë të sakrifikoj jetën time për vendin tim, për lirinë e vendit tim. Por a do të sjellë kjo siguri dhe paqe në rajon? Jo, do të sjellë vetëm më shumë gjakderdhje.”

Sipas Pezeshkian, “Nuk ishin Shtetet e Bashkuara ato që qëndronin pas përpjekjes për të më vrarë. Ishte Izraeli. Isha në një takim, po diskutonim si të ecnim përpara dhe, falë inteligjencës dhe spiunëve që ata kishin, tentuan të bombardonin zonën ku mbahej takimi. Zoti vendos kush jeton dhe kush vdes. Ne nuk kemi frikë të bëhemi dëshmorë.”

Pezeshkian theksoi gjithashtu se Irani nuk ka mbështetur kurrë përpjekje për të vrarë Trumpin — pavarësisht raporteve që sugjeronin të kundërtën gjatë fushatës presidenciale. Intervista, e cila zgjati gati 30 minuta, përfshinte edhe një deklaratë nga Pezeshkian se Teherani nuk ka asnjë problem të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, sipas Ynet.

Gjatë bisedës me Carlson, i cili dikur shihej si “gazetari i shtëpisë” së Trump-it, përpara se të kthehej kundër mbështetjes së presidentit për veprimet ushtarake të Izraelit, Pezeshkian foli gjithashtu për luftën në Gaza.

 “Netanyahu po vret gra dhe fëmijë në Gaza, po bombardojnë shkolla dhe spitale, civilë dhe zona të banuara. Është gjenocid. Ata kanë bllokuar hyrjen e ndihmave humanitare. Kjo ka ndikuar në mënyrën se si vendi im dhe gjithë rajoni e shohin Izraelin. Ne nuk e kemi sulmuar Izraelin. Ata na sulmuan ne.”

Pas shpërthimit të luftës me Iranin, Carlson, i cilësuar nga disa si ministri i jashtëm de facto i administratës Trump dhe si zëri më i artikuluar i izolacionizmit nacionalist brenda Partisë Republikane, kritikoi publikisht Trumpin për mbështetjen e tij ndaj veprimeve ushtarake të Izraelit.

Carlson, figura më me ndikim në median pro-Trump jashtë Shtëpisë së Bardhë, argumentoi në buletinin e tij të përditshëm se frika nga një bombë iraniane ishte e pabazë.

Ai paralajmëroi se konflikti me Republikën Islamike do të ishte një “tradhëti e thellë” ndaj bazës së Trump-it dhe mund të shënonte fundin e mandatit të tij të dytë.

“Ajo që ndodh tani do të përcaktojë presidencën e Donald Trump,” shkroi ai. “Mbështetja amerikane për Izraelin duhet të marrë fund. Le ta zhvillojë Izraeli luftën e tij vetë. Është një vend sovran. Por jo me mbështetjen amerikane.”