Një shtetas shqiptar me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e një operacioni ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, i organizuar nga Interpol.
L. L., 48 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, dyshohet si organizator dhe financues i një vrasjeje me motive gjakmarrjeje, të ndodhur në vitin 2021, në fshatin Gjocaj të Peqinit. Ai akuzohet se ka siguruar armët dhe logjistikën për krimin, si dhe ka ndihmuar në largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes.
Arrestimi u realizua në Manchester, falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester. L. L. përballet me disa akuza të rënda, përfshirë:
“Vrasje për hakmarrje”,
“Sigurimi i mjeteve për kryerjen e vrasjes”,
“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”,
dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet britanike.