Vendosni fjalën kyçe....

Shorti i turit të dytë të Conference League, skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët e mundshëm


Këtë të mërkurë u hodh shorti i turit të dytë të Conference League.

Dinamo, ekip që tashmë siç dihet do nisë nga turi i dytë, do sfidojë fituesin e çiftit Atletic Escaldes – Diddeleng.

Të dy kundërshtarët e mundshëm konsiderohen si të kalueshëm, me ekipin e Ilir Dajës që synon të bëjë maksimumin.

Vllaznia, nëse eleminon Daugavpils, gjen në fazën tjetër fituesin e Malisheva-Vikingur.

Partizani, nëse kalon pengesën e estonezëve të Kalju, përballet me fituesin e St. Patrik-Hegelman.

Egnatia, në rast dështimi në Champions ndaj islandezëve të Breidablik, do masë forcat me humbësen e çiftit Ludogorets – Dinamo Minsk.

Takimet e turit të dytë Conference League janë të planifikuar për 24 korrik dhe 31 korrik.

 

Shorti:

 

Atletik Eskeldes/Dudelanxh vs Dinamo

Vllaznia/Daugavpils vs Malisheva/Vikingur

St. Patrik/Hegelman vs Kalju/Partizani