Vendosni fjalën kyçe....

Botërori 2026/ Italia merr pikët e para, spektakël golash mes Belgjikës e Uellsit


Ishujt Faroe kanë arritur të marrin një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Gjibraltarit në ndeshjen kualifikuese të botërorit të ardhshëm, e vlefshme për grupin L.

Këto ishin tre pikët e para për Ishujt Faroe ndërsa miqtë nuk kanë ende asnjë të tillë. Në ndeshjen tjetër në grup, Kroacia shpartalloi Çekinë 5-1 në shtëpi duke u ngjitur në vend të dytë. Megjithatë kroatët kanë luajtur vetëm dy ndeshje ndërsa çekët katër kështu që kanë mundësi mjaft të mira për të kapur kreun duke afruar kualifikimin e drejtpërdrejtë.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes në grupin I, Estonia u mund në fushën e saj prej Norvegjisë ngushtësisht 0-1. Vendasit kanë 3 pikë pas katër ndeshjesh dhe në një grup ku bëjnë pjesë edhe Italia me Izraelin, mundësitë për një nga dy vendet e para janë të pakta.

Italia nga ana e saj nuk e pati shumë të vështirë të mundë Moldavinë 2-0 duke marrë tre pikët e para në grup pas humbjes turpëruese ndaj Norvegjisë në ndeshjen e parë. Italianët shihen si favoritë për kreun megjithatë Norvegjia po tregon superformë duke i fituar të gjitha ndeshjet deri tani.

Spektakël e gola dhuroi ndeshja e mbrëmjes kualifikuese mes Belgjikës e Uellsit që përfundoi 4-3 për vendasit.

Belgjika mban vendin e tretë tani për tani por grupi duket mjaft i ekuilibruar me tre ekipet e para që pritet të luftojnë për t’u kualifikuar.