Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi, kombëtarja ende shpresa për kualifikim


Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, përfundoi me rezultatin 0-0 në stadiumin “Air Albania” mbrëmjen e sotme.

Pavarësisht një atmosfere të zjarrtë në tribunat e mbushura me tifozë nga Shqipëria dhe Kosova, skuadrat nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës. Takimi u karakterizua nga luftë fizike në mesfushë dhe pak raste të rrezikshme për shënim nga të dyja palët.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Sylvinho ruajti organizimin mbrojtës gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Serbia u përpoq të rrezikojë me dyshen e sulmit Mitrović–Vlahović, por pa sukses konkret.

Barazimi i mban gjallë shpresat e Shqipërisë për kualifikim, ndërsa tensioni jashtë fushës nuk u reflektua në ndonjë incident serioz gjatë takimit.

Ky ishte një takim me ngarkesë të lartë emocionale për shkak të historisë ndërmjet dy vendeve, por u zhvillua në mënyrë të kontrolluar si brenda ashtu edhe jashtë stadiumit.