
Klodiana Gjyzari, avokatja e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se dokumenti që vërteton dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është siguruar nga Fredi Beleri, pas një leximi të një artikulli në gazetë.
Gjyzari ka theksuar se kërkesa për këtë informacion është tërësisht ligjore dhe se gjyqtarja Irena Gjoka kishte detyrim ta deklaronte dënimin e saj, dhe për këtë arsye, informacioni nuk është konsideruar privat.
” Gjyqtarja e GJKKO është e dënuar, dokumenti është siguruar nga Fredi Beleri, pas një leximi të një artikulli në gazetë. Beleri ka ndjekur një procedurë administrative dhe ka marrë vendimin e gjykatës për Irena Gjokën. Kërkesa është tërësisht ligjore, sepse zonja është gjyqtare dhe në bazë të ligjit të dekriminalizimit, duhet ta kishte deklaruar. Nuk është pra informacion privat për gjyqtaren.”- u shpreh ajo.