Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike ka nisur protestën e thirrur për të kundërshtuar mbylljen e rrjetit social, TikTok.
Kryesisht, opozita iu drejtua të rinjve për t’u organizuar dhe kundërshtuar mbylljen e TikTokut duke e quajtur një përpjekje për censurë nga ana e qeverisë.
Opozita është duke e zhvilluar protestën para kryeministrisë dhe pritet të zgjasë deri në orën 21:00 sipas njoftimit dhe të autoriteteve që do garantojnë sigurinë e saj.
Qeveria e mbylli rrjetin social për një vit pasi e konsideron një aplikacion që sjell pasiguri.