Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea në garë me Real Madridin për lojtarin anglez


Chelsea i ka kthyer sytë kah Jobe Bellingham, talenti i Sunderlandit dhe vëllai i yllit të Real Madridit, Jude Bellinghamit.

Sipas “Daily Mail”, klubi londinez është shumë i interesuar për të siguruar shërbimet e 18-vjeçarit që po tregon potencialin e tij në Championship.

Bellinghami është një nga lojtarët kyç të Sunderlandit në rrugëtimin e tij për në Premierligë.

Shpërthimi i tij në Championship ka tërhequr interesim të madh nga disa klube europiane, përfshirë edhe Real Madridin, i cili po e ndjek nga afër zhvillimin e tij.

Megjithatë, Chelsea dëshiron sa më shpejt që është e mundur nënshkrimin e anglezit të ri, duke e mposhtur Real Madridin në këtë garë.

Klubi nga Londra viteve të fundit e ka përdorur strategjinë e blerjes së lojtarëve të rinj për të ardhmen, dhe Jobe Bellingham e plotëson këtë kriter.

E ardhmja e talentit anglez nuk është e qartë, por çka dihet sigurt është se talenti i tij ka tërhequr interesimin e klubeve më të mëdha europiane.