Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Lubi Balluku ministrja më hajdute në histori, Edi Rama do ekstradohet në SHBA pas 11 majit


Kreu i PD-së Berisha ka akuzuar ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku si “më hajduten që  ka njohur ndonjëherë Shqipëria.”

Pas daljes nga Gjykata e Posaçme, ai tha se Balluku ka marrë të gjitha drejtoritë duke i çuar në qarkun e Fierit teksa përsëriti se ajo “ka një pasion  të çmendur për të vjedhur”.

“Po bëhet një parapërgatitje për të qëmtuar ku çuan Rama dhe lubi loti miliarda dollarë. Është një grup që do të merren me këtë betejë. Si Musk, nëna të dytë nuk bën. Lubi Loti i ka marrë të gjitha drejtoritë i ka çuar në Fier. Ajo do të mbahet përgjegjësie si ministrja më hajdute e Shqipërisë. Gjyshi i saj ka qenë lule para saj, kjo nuk ka të ngopur dhe nuk përmbahet, ka pasion të çmendur për të vjedhur. Ajo mendon se do mund të zgjidhet deputete por edhe nëse zgjidhet, ajo do bëhet përgjegjëse si ministrja më hajdute e Shqipërisë në të gjitha kohërat. Është njeriu që s’ka asnjë përmbajtje. Drejtoresha e Albcontrolit meremetoi zyrën e saj 220 mijë euro.” – tha Berisha.

Ai tha më tej se pas 11 majit, kryeministri Rama do ekstradohet në SHBA për t’u përballur me ligjin lidhur me dosjen McGoningal. Berisha tha se qeveria e tij do i kërkojë SHBA-së ekstradimin e kreut të qeverisë.

“Mund t’u them këtu me garanci, se pas 11 majit do ekstradohet menjëherë në SHBA, përcilljani edhe Edi Ramës. Pa asnjë dyshim përderisa këta këtu nuk guxojnë t’i japin atë që meriton, rruga e vetme është një kërkesë drejtuar SHBA-së për ekstradimin e këtij delinkuenti para drejtësisë amerikane.” – tha Berisha.