Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i KLP-së: Në 21 maj do kemi të zgjedhur edhe 3 prokurorë të rinj për SPAK-un


Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi në një intervistë për Ora News deklaroi se trupa e prokurove të SPAK është drejt plotësimit.

Ai tha se më 21 maj do jetë ceremonia e betimit për 3 prokurorë të cilët do zgjidhen pas intervistave më 18 maj.

Lajmi i mirë që mund ta ndaj për herë të parë me ju sot është fakti që më 21 maj do të kemi ceremoninë e betimit të tre prokurorëve të rinj te Presidenti. Çështja e ngarkesës së punës në SPAK dhe plotësimit të organikës do të vijë duke u lehtësuar, do të kemi 12 nga 15 prokurorë. Intervista me kandidatët do të zhvillohet me 18 maj. Tre më të mirët do të çohen për dekretim te Presidenti”-tha Ibrahimi.

Pas zgjedhjes së 3 prokurorëve trupa e SPAK do shkojë në 12 nga 15 që është përcaktuar në ligj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *